>
BIOSHQIP
Biografia
Emri i tij është Tramar Lacel Dillard, por reperi njihet më shumë si Flo Rida. Albumi i tij debutues u hodh në treg në mars të 2008-ës dhe ka titullin "Mail on Sunday". Kënga e parë e albumit është "Low", një bashkëpunim me T-Pain dhe kolona zanore e filmit Step Up 2. "Low" zuri vendin e parë në klasifikimin Billboard Hot 100. Këngë të tjera, pjesë të albumit, që u pozicionuan mjaft mirë në klasifikimin e Hot 100 janë "In the Ayer", një bashkëpunim më Timbaland dhe "Roll", bashkëpunimi me Will.i.am. Në vitin 2009 Flo Rida publikoi albumin e radhës: "R.O.O.T.S". Një bashkëpunim më këngëtaren Ke$ha ishte kënga e parë e albumit, ajo me titull "Right Round", që shiti 636.000 kopje në Amerikë, më shumë edhe se kënga debutuese "Low". Albumi arriti të ishte i teti në listën e më të shiturave të vitit 2009. Albumi i tretë i Flo Rida, "Only One Flo (Part 1)", u publikua më 24 nëntor 2010. Për të promovuar albumin disa muaj më parë, Flo Rida publikoi në internet këngën "Zoosk Girl", një bashkëpunim me T-Pain. Në qershor të 2010-ës, reperi publikoi single-in "Club Can’t Handle Me", me pjesëmarrjen e David Guetta. "Good Feeling", "Levels" dhe “Whistle” janë tre nga këngët e albumit “Wild Ones”, i cili u hodh në treg në korrik të vitit 2012 dhe u pozicionuan në vend të parë të klasifikimeve në shumë shtete. Flo Rida ka filluar punën për albumin e radhës, i cili do të ketë titullin "The Perfect 10" dhe do të publikohet në vazhdim të 2014-ës. "Can't Believe It" dhe "How I Feel" titullohen këngët që do të përfshihen në album dhe janë publikuar në fund të vitit 2012.