>
LETERSISHQIP

Berlin

Berlin
Na ftuan të dy sot
Për të luajtur
një skenë të re në teatrin e vjetër
Ty të vunë përballë një njeriu
Mua përballë një qyteti tjetër.

Berlin
Më thanë, tani tregomë
Se si e do ti Berlin
Preke këtë copë të re
Puthe, duaje
Shkruaj sot për të.

Berlin
Ty të dhanë një Gertë tjetër
A munde me e dasht dot?
Me fol me të, si me mu
A munde me e gjet një Zot
Në njeriun, që nuk isha unë?

Berlin
Teatri mbaroi çuditshëm
Askush nuk duartrokiti për ne
Se të dy e deshëm çka na dhanë
Thjesht duke u vështruar
Pa u prek.

Berlin
Na pushuan nga puna
Skena e teatrit të vjetër nuk pranonte
Një dashuri si ajo e jona
Dhe pse ne luajtëm vërtetë
“çastin si u deshëm ne”.

DËRGOI:
Më shumë nga Flogerta Krypi