>
BIOSHQIP

Gjakova Pret Me Lule Fituesin E “The Voice”, Florent Abrashin

31-01-2014
Kryetarja e re e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, u ka bërë një pritje pjesëmarrësve të “The Voice Of Albania” fituesit, Florentit dhe Albi Xhepës. Florenti ishte më i miri në këtë edicion në show programin në Shqipëri, duke u bërë kosovari i dytë që e fiton këtë garë ndërsa deri në gjysmëfinale kishte arritur edhe Albi Xhepa. Kryetarja e Gjakovës, e ka postuar këtë fotografi në Twitter dhe Facebook, duke shkruar: “Zëri erdhi bashkë me zërat tjerë. Me ne Albi Xhepa, Florent Abrashi (fituesi) dhe Meriton Ferizi, Drejtori i Kulturës”.
(Zëri)

Gjakova Pret Me Lule Fituesin E “The Voice”, Florent Abrashin