>
BIOSHQIP

Flori Dhe Klajdi Ndezin Skenat Kosovare

29-07-2015
Ekipi i ThreeDots, me këngëtarët nga Shqipëria Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Dj i tyre personal Vicky, po shijojnë sukseset e tyre të hiteve që kanë së bashku.

Treshja e suksesshme janë duke ndezur skenat kosovare, duke qenë pjesë e shumë klubeve të natës në qytetet e ndryshme të Kosovës, ku aktualisht janë duke bërë tourin e tyre për Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi.

Flori Mumajesi vetëkrijuesi dhe këngëtari i hitit “Nallane” është duke shijuar suksesin e kësaj këngë me një grup të madh fansash të cilët po mbushin klubet e natës, në koncertet e tij, që po bënë rreth Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Poashtu, edhe këngëtari Klajdi Haruni që me prejardhje është nga Korça, protagonist i këngës “Misteret” , “Beqaret” “Lozonjare” dhe shumë të tjera, është duke ndezur skenat e koncerteve, kjo pasi vetë këngëtari ka postuar shumë fotografi në rrjetin e tij Instagram, ku shihen një grup i madh fansash, në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj e shumë qytete të tjera.
(Indeksonline)

Flori Dhe Klajdi Ndezin Skenat Kosovare