>
BIOSHQIP

Flori: Kam Marrëdhënie Me Vajza, Por Nuk Dua T’i Bëj Publike

14-01-2012
2012 ka filluar vrullshëm, megjithatë duket se bakllavaja e Vitit të Ri ka ndikuar jo për mirë. Një lajm që të gjithë e kemi pritur, madje është rasti për të thënë që është shumë i bukur për të qenë i vërtetë. Një gazetë publikonte atë që e quante zyrtarizimi i lidhjes mes Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës. Por, kërkuam e kërkuam e asgjë zyrtare nuk gjetëm. Përjashto këtu nëse është bërë një lidhje mes faktit që të dy janë "single" e punojnë vetëm bashkë. E keqja më e madhe është se flitet për foto mirëpo fotot e vetme që publikohen janë disa portrete ilustruese ku dyshja e suksesshme ka pozuar për aparatin. Flor Mumajesi ishte i ftuar në studion e emisionit ‘Pasdite në Top Channel', ku përgënjeshtroi këtë shkrim. "Mjafton një shkrim ose shumë profile të mia fallse në internet që japin lajmin e lidhjes sime me Elvanën dhe lajmi merr dhenë. Ne kemi 9 vjet që punojmë bashkë dhe gjithmonë ka pasur fjalë për ne të dy, është një fenomen që ndodh çdo vit", u shpreh Flori, i cili konsideroi se Elvana Gjata është nga "njerëzit e rrallë dhe do e përkrah gjithmonë në karrierën e saj muzikore". "Nuk kemi pasur ndonjëherë probleme me këto zëra, por e çuditshmja ishte se ishte shkruar që ne deklaruam publikisht lidhjen. Kjo më habiti shumë. Thuhej se kishte foto, por ato ishin foto të vjetra. E mora me të qeshur sepse këto gjëra i ka bota e spektaklit. Artikulli nuk kishte asnjë bazë dhe asnjë fakt, ishte si gjithë të tjerët", shtoi këngëtari. Kur u pyet nëse kishte një vajzë në jetën e tij në këto moment, u përgjigj: " Jam single, por nuk është se nuk kam pasur marrëdhënie, thjesht nuk dua t'i bëj publike. Me gazetarët kam raport normal dhe dua të tregohem profesional me ta, por intervistat që bëj nuk janë mbi muzikën. Gjithmonë shkojnë drejt jetës time private." Në lidhje me karrierën e tij muzikore, Flor Mumajesi theksoi: "Mendoj ndonjëherë që t'i rralloj orët e punës dhe të pushoj. Viti 2012 do të jetë pak më i kufizuar, por me dëshirën për të bërë muzikë të mirë dhe këngë që të pëlqehen. Qëllimi për këtë vit është që të hyjmë edhe në tregun ndërkombëtar, por nuk dua të bëj prononcime dhe premtime që më pas mbase nuk i mbaj."
(TCH)

Flori: Kam Marrëdhënie Me Vajza, Por Nuk Dua T’i Bëj Publike