>
BIOSHQIP

Flori Me Të Dashur Të Re?

12-06-2012
Flori Mumajesi është një emër mjaft i njohur në skenën muzikore, mbase edhe një flirtues i femrave. Së fundi ai ka shfaqur mallin e tij duke futur foto edhe në rrjetin social Facebook me bukuroshen Adushe Sejdiji, e cila jeton në Zvicër.

Ndonëse ai pohon se mes tyre ka vetëm miqësi duke shprehur mallin që ndjen për të për shkak se ka një kohë të gjatë që nuk e ka takuar. Mirëpo, ai shpreson që së shpejti do të takohet me Adushen, të cilën thotë se e ka miken më të mirë. Ndërsa sa i përket këngës, ai paralajmëron një bashkëpunim të radhës për të cilin flet në këtë intervistë dhënë "Zëri-t".

Cilësoheni si një flirtues i madh me femra, ndonëse së fundi jeni parë me një vajzë, e cila nuk është e njohur në opinion, do na tregoni më shumë për të?

Është një shoqe e imja, e cila jeton në Zvicër, quhet Adushe Sejdiji dhe e kam shoqe shumë të mirë. Dhe ka moti kohë që nuk e kam takuar dhe për këtë më ka marrë malli shumë dhe e vendos thjesht si cover.

Do të thotë kjo se mund ta keni më shumë se shoqe?

(Qesh), tani për tani nuk ka asgjë të reja në jetën time sentimentale, më e reja është se po plakem çdo ditë e më shumë.

Me çfarë do ta shohim Florin në të ardhmen?

Për momentin e kemi përfunduar melodinë që do të jetë një bashkëpunim për këtë sezon vere me këngëtarin Trim Ademi apo Capital T siç e njohin të gjithë. Tani do të përgatisim edhe tekstin e këngës dhe kah muaji i ardhshëm besoj se do të jetë gati për lansim.

Deri më tani keni bashkëpunuar me shumë këngëtarë dhe grupe të njohura muzikore, cilin bashkëpunim deri më tani do ta cilësonit si më të suksesshëm?

Kam bashkëpunuar me shumë këngëtarë dhe grupe dhe të them të drejtën me të gjithë kam kaluar shumë mirë. Mbase nuk mund edhe t'i dalloj sa i përket suksesit, sepse të gjitha këngët e realizuara janë pëlqyer në publik. Mirëpo, kënga e fundit "Gjithë jetën" në bashkëpunim me 2 Po 2 besoj se i ka kaluar të gjitha rekordet deri më tani.

Vazhdoni të jeni kudo me adhuruesit e juaj brenda dhe jashtë vendit, në cilin vend kaloni më mirë dhe ku ju duartrokasin më së shumti publiku?

Kudo që jam nëpër mbrëmje kaloj mirë. Kudo që shkoj kaloj mirë dhe adhuruesit me duartrokitjet e tyre më bëjnë të ndjehem mirë. Prandaj, unë jam aty sa herë që më kërkon publiku qoftë brenda apo edhe jashtë vendit.

Ku e ndien veten më mirë, duke kënduar, kompozuar apo orkestruar?

Hmmm…, nuk mundem t'i ndaj njërën apo tjetrën, mirëpo në zemër më fle më shumë kompozimi, sepse me të jam duke u marrë më shumë. Kompozimin e bëj me më shumë pasion.

Si e kalon Flori një 24 orësh?

Pjesën dërrmuese të kohës e kaloj në studio. Kohën e lirë dua të jem sa më afër fansave dhe ta ndajmë kohën së bashku me ta. Ndërsa një pjesë të kohës e kaloj edhe duke shkruar thënie të ndryshme.

Ndonjë thënie për fund?

Dua që t'ju uroj gjithë atyre që kanë kontribuar për në "Top Fest" edhe pse nuk kanë marrë çmime kanë qenë të mrekullueshëm.
(Zeri)

Flori Me Të Dashur Të Re?