>
BIOSHQIP

Flori, Kenga “Gjithë Jetën” Ka Kaluar çdo Rekord

14-06-2012
Flori Mumajesi është një ndër këngëtarët që ka më së shumti bashkëpunime me kolegë.
Megjithëse të gjitha kanë qenë te suksesshme e janë mirëpritur nga publiku, ai ka një bashkëpunim që e vlerëson më shumë, pasi është pranuar më së miri nga publiku.

"Kam bashkëpunuar me shumë këngëtarë dhe grupe dhe të them të drejtën me të gjithë kam kaluar shumë mirë. Nuk mund edhe t'i dalloj sa i përket suksesit, sepse të gjitha këngët e realizuara janë pëlqyer në publik".

"Mirëpo, kënga e fundit 'Gjithë jetën' në bashkëpunim me 2Po2 besoj se i ka kaluar të gjitha rekordet deri më tani", ka thënë ai në një intervistë të fundit.
(Telegrafi)

Flori, Kenga “Gjithë Jetën” Ka Kaluar çdo Rekord