>
BIOSHQIP

Flori Këndën Në X Factor Përballë Sonit

17-02-2014
Nata gjysmëfinale e talent show X Factor ishte një ndër mbrëmjet më emocionuese të shënuara nga ky spektakël. Tashmë është bërë si traditë në edicionet e X Factor që në netët gjysmëfinale, konkurentët të kenë mundësinë të këndojnë live së bashku me një të ftuar Vip të cilët vinë në mbështetjen e tyre.



Ndër të ftuarit për të kënduar në këtë mbrëmje ishin: Flori Mumajesi, Elita 5, Juliana Pasha & këngëtari nga Italia Mario. Përshtypje më të madhe për ardhjen e tij në X Factor pa dyshim që e la Flori Mumajesi. Pasi kishte marrë ftesë nga produksioni për të mbështetur konkurenten Enxhi Nasufi, Flori e kishte pranuar me shumë kënaqësi. Kështu në raundin e dytë të këngëve në spektakël ishin të parët në skenë Flori & Enxhi të cilët kishin përzgjedhur për të kënduar hiq më pak se "Fluturimi 3470", një hit i dikurshëm e që në atë kohë ihin Flori Mumajesi & Soni Malaj. Një zgjedhje pak e papërshtatshme kjo u cilësua nga fansat pasi që Soni & Flori kanë vite që tashmë janë ndarë, madje Soni ka krijuar edhe një jetë të re. Por Sonin mesa duket nuk e shqetësoi aspak kjo gjë madje ajo vendosi që ta injoroi të tërën me një buzëqeshje të bukur. Pavarësisht këaj kënga doli mjaft bukur edhe pse Enxhi sot u largua nga gara. Javën tjetër ky spektakël do të shënojë natën finale të tij me datë 23 shkurt, ku i pranishëm do të jetë edhe burri i këngëtares Soni Malaj, Mirko Lukareni i cili do të vi enkas për atë natë nga Italia.
(Teksteshqip.Com)

Flori Këndën Në X Factor Përballë Sonit