>
BIOSHQIP

Flori, Së Shpejti Me Klip Të Ri

28-02-2014
Kantautori shqiptar Flori Mumajesi do të rikthehet në tregun muzikor me një produksion të ri muzikor.

Ashtu siç bëhet e ditur edhe nga faqja e tij zyrtare në Facebook, ku shprehet sa i përket këngës më të re, e cila do të vijë e shoqëruar me klip.

“Shumë shpejt, po shumë shpejt një këngë e re. A jeni gati???”, ishte mbishkrimi që ka lënë këngëtari, ndërsa ky lajm që Flori ka dhënë i ka nxitur fansat e shumtë të tij të cilët duket se me padurim po presin këngën e re nga i pëlqyeri i tyre.

Këtë herë Flori Mumajesi nuk do të sjellë një bashkëpunim por do të paraqitet i vetëm.
(xh.k/shqiptarja)

Flori, Së Shpejti Me Klip Të Ri