>
BIOSHQIP

Pajtohen Flori Dhe Geti?

05-05-2014
Para dy ditësh, Panorama publikoi lajmin se Flori u tërhoq nga gjyqi me Acromax, por gjatë muajit të kaluar ai kishte bërë kallzim penal për disa nga kolegët e tij nga të cilët u përmenden: Soni Malaj, Tuna, Emrush Thaqi dhe (Vini re! Vini re!) Getoar Selimi.

Geti dhe Flori janë padyshim dy nga emrat më të njohur në industrinë e muzikës shqip. Dy krijuesit e shumë hiteve kanë kanë postuar një foto në faqet e tyre zyrtare në Facebook, ku shihen dy artistët bashkë.

Ndërkaq pranë fotos kanë lënë mbishkrimin. “Ata që e din, ata që s’e dinë. Tiranë, Prishtinë.”, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë rreth takimit të tyre.

E ndonëse bashkëpunimet e dy artistëve gjithmonë kanë rezultuar me sukses, kjo foto nuk ka mbetur pa u vërejtur nga qindra fansa të tyre të cilët poshtë fotos kanë komentuar në numër të madh, duke mos hezituar të kërkojnë një bashkëpunim nga ata.

Ndryshe bëhet e ditur se Geti përveç angazhimeve të tij, është duke punuar edhe një këngë për këngëtaren e njohur Leonora Jakupin.


Pajtohen Flori Dhe Geti?