>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Ta Boja Me Drita” Nga Flori

13-06-2014
“Ta boja me drita” titullohet kënga më e re e Flori Mumajesit, një klip ku kantautori kësaj here vihet në ndjekje të femrës së dëshiruar. Për publikimin e këtij klipi që parashikohet të jetë hit i verës, Flori ka kohë që ka njoftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale.



Kënga e realizuar nga “ThreeDots” është transmetuar këto ditë në “My Music”, ndërkohë që në youtube ka marrë mjaft komente e pëlqime, për sa i përket fabulës që ai ka zgjedhur kësaj here.



Mumajesi ka menduar një histori interesante për klipin, jo me happyend. Një vajzë e bukur dhe ai, që si një “hajdut zemrash” i vihet nga pas derisa e bën për vete… Pastaj?! Pastaj e humb sërish. Fundi i klipit sjell një skenë të papritur, kur ndërsa vajza bukuroshe i drejtohet Florit, atë papritur e përplas një makinë.



Le të shohim klikimet që Flori do regjistrojë në youtube nga “Ta boja me drita”. Por ky nuk do të jetë projekti i vetëm i Florit dhe “Threedots”, pasi ai është shprehur se të tjera këngë do të lançojë gjatë stinës së nxehtë.



Ky është projekti i ri i Florit, i cili e kthen atë fuqishëm në skenën e muzikës shqiptar, ku ai njihet si një prej atyre 'hitmejkerëve' të mëdhenj.
(Telegrafi)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Ta Boja Me Drita” Nga Flori