>
BIOSHQIP

Edhe Flori Hap Kanalin E Tij Vevo

12-10-2014
Flori Mumajesi është bërë pjesë e rrjetit më të madh të videove në youtube, kanalit të njohur VEVO. Me datën 9 tetor 2014 është hapur zyrtarisht kanali Vevo i këngëtarit Flori Mumajesi, dhe janë publikuar gjithsej 4 këngë: "Pa Jetë", "Me Zemër", "Ke" dhe kënga "Gjithe Jetën" ft. 2po2.



Është ky një tjetër sukses i këngëtarit të njohur Flori Mumajesi, i cili përveq hiteve të vazhdueshme që sjell më në fund arriti edhe rrugën drejt suksesit për të qenë pjesë e një rrjeti aq të madh videosh në youtube.



Këtë gjë ai e ka bërë të mundur falë edhe kompanisë me të cilën bashkpunon gati prej 2 vitesh, On Air Fm. Nuk janë të paktë shqiptarët që kanë arritur të kenë një sukses të tillë si hapja e një kanali VEVO, ndër ta janë edhe: Miriam Cani, Ardit Çuni, Ledi Vokshi, Orgesa Zaimi etj.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Edhe Flori Hap Kanalin E Tij Vevo