>
BIOSHQIP

Jeta E Florit Apo Flori I Jetës?

12-11-2014
Flori Mumajesi ka krijuar raport të mirë me adhuruesit e tij, ata që e ndjekin me pasion dhe e mbështesin fuqishëm kudo.

Producenti dhe këngëtari i njohur shqiptar shpesh i ka përfshirë fansat në projektet e veta. Këta të fundit padyshim që janë ndjerë mrekullueshëm dhe më pas kanë bërë edhe më shumë për të.

E, "armata" e fansave të Florit duket se prihet nga Jeta, një vajzë që e dashuron me tërë qenien punën e Mumajesit.

Jeta, i ka dhuruar Florit një tas me foto, në të cilën është ajo bashkë me Mumajesin. Këngëtari e ka mirëpritur këtë dhuratë, bile e ka lënë si suvenir mbi pianon e tij.
(Indeksonline)

Jeta E Florit Apo Flori I Jetës?