>
BIOSHQIP

Flori Mumajesi Tronditet Nga Vdekja E Doktor Florit

17-11-2014
Këngëtari Flori Mumajesi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e këngëtarit Doktor Flori i cili ndërroi jetë sot në orët e mëngjesit në banesën e tij.

Flori përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar, “Me duket si enderr, si ajo kenga e pare qe kenduam bashke kur nisem te enderronim. E di qe askush nga ne nuk eshte i perjetshem por ti u largove shume shpejt, qofsh ne paqe por nuk mundem dot te them Lamtumire, nuk mundem dot Flor sepse shpirtin tend na a e ke lene ne cdo varg qe ke shkruar, ne cdo kenge qe ke kenduar te cilat do tingellojne perjetesisht plote jete.”

Ndërsa ai ka shfaqur në këtë shkrim edhe një fotografi që duket të jetë bërë shumë kohë më parë, kur njëmend ata filluan muzikën.
(Indeksonline)

Flori Mumajesi Tronditet Nga Vdekja E Doktor Florit