>
BIOSHQIP

Bëhen Bashkë Flori Dhe Elvana

28-03-2015
Ata kanë bashkëpunime të shumta, dhe shpesh përshëndesin njëri tjetrin në rrjetet sociale, mirëpo është hera e parë që Flori dhe Elvana paraqiten bashkë, në një emision televiziv.
Kantautori Flori Mumajesi mbrëmë, i ftuar në emisionin “Top Show Magazine” ka pranuar se Elvana është e rëndësishme për të.

“Elvanën e kam përzemër”, është shprehur ai.
Kjo ka mjaftuar që aludimet nëse Elvana Gjata dhe Flori kanë më shumë sesa një bashkëpunim mes tyre të qarkullojnë kudo.

Artistët në fjalë kanë qenë të ftuar për herë të parë të dy njëkohësisht në studion e Alban Dudushit për të promovuar videoklipin e tyre “Kuq e Zi je ti” në bashkëpunim me “Digitalb”.

Flori ka përgënjeshtruar edhe lajmin që është përhapur në rrjetet sociale së refreni i këngës është vjedhur nga kënga e
Juliana Pashës. “Edhe Juliana Pasha më ka vjedhur mua fjalën “të dua” dhe “zemër” tek kënga e saj “Kristal”, është përgjigjur me humor Mumajesi.

Më tej ai ka shtuar se ngjyrat e flamurit kuqezi nuk i ka shpikur Juliana Pasha dhe se emërtimi i vetëm që mund t’i vinte flamurit shqiptar, ishin këto fjalë.

Sa për komercialitetin e këngës Flori u shpreh se është një ndër projektet muzikore që ai ka qarë kur e ka dëgjuar për herë të parë të përfunduar.

Ai ka përmendur edhe shifrën e 1.5 milion klikimeve të marra brenda shumë pak ditëve që nga publikimi i këngës dhe mijëra videove të dërguara në hashtag-un #kuqezijeti. “Kjo dëshmon suksesin e këngës dhe mesazhin se ajo iu përket të gjithë shqiptarëve”, ka thënë gjithë entuziazëm Mumajesi.

Në të njëjtën logjikë me të ishte dhe drejtori i “Digitalb”, Alban Jaho i cili nuk ka fshehur edhe shifrën e realizimit të klipit prej 50 mijë eurosh. Kantautori Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata ishin të ftuar të premten për 3 orë me radhë live në një maratonë këngësh, improvizimesh dhe feste në “Top Shoë Mag” së bashku me pjesëtarët e tjerë të labelit “Threedots”.
(Indeksonline)

Bëhen Bashkë Flori Dhe Elvana