Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ese (Libri Im)

Sa slogane jane perdorur ne vite per te bindur njerezit te lexojne, te kuptojne bukurine e fjales, forcen e saj dhe aftesine per te ndryshuar mendimet dhe njenjat tona! Librat jane dhe thesar, dhe burg. Nuk eshte e habitshme te perfshishesh aq shume ne nje histori, sa te nxjerresh perfundime dhe parime per jeten tende. Mund te lexosh Hamletin, dhe te vendosesh qe do te kerkosh drejtesine dhe te verteten. Mund te lexosh Migjenin dhe te kerkosh te thyesh tabu!
Dhe pse pa jete, ato shpesh transmetojne shume me teper se nje bisede mes miqsh, sepse librat permbajne mendimet me te zgjuara e me te vlefshme te kohes, ato te cilat nuk i kane lene t'i marre era. Kjo i ben librat te kene nje force motivueve dhe sugjestionuese te konsiderueshme. Bota e librit eshte aq e pasur saqe ti ndiehesh gjithnje inferior, i perulur ndaj rrjedhes se tij, i paafte te nderhysh apo te ndryshosh ate c'ka libri thote, pra eshte si te kesh nje shok qe eshte gjithnje me i mire se ty, nga cili ti meson pa krijuar komplekse te marredhenieve njerezore.

- poezi nga Florim Muhadri


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.3 / Votuan:  8

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet