>
BIOSHQIP
Biografia
Ky grup pati fillesat e tij rreth vitit 2006.Atehere kur djemte ishin vec 12 apo 13 vjec. Fillimisht e quajne grupin e tyre Three by Three duke qene se dhe pjestaret e e grupit jane tre. Toni Mehemtaj,qe eshte dhe vokalisti i grupit fillon rexhisrimet e tij te para me disa producente jo profesionale. Rexhistrime te cilat nuk u shfaqen gjekundi per cilesine e tyre jo te kenaqshme rexhistrimi dhe per moshen e tij vetem 13 vjecare. Me pas pati nje pushim rreth 1 vjecar te ketij pasioni deri sa bashkohen perseri te tre per te formuar grupin Forty Oz.

Grupi Forty Oz u krijua ne 16 maj te viti 2008 nga pjestaret e grupit. Djemte e Forty Oz jane 15-16 vjec por ndryshe nga rinia e sotme pa pasione qe humb kohen e saj pas kafeneve dhe pubeve te pavlera keta djem mbyllen ne studion e tyre modeste dhe humbasin me ore nen tingujt e melodive dhe lirikave qe kompozojne.

Rruga e tyre deri ketu nuk ka qene e lehte.Duke u perpjekur te bejne cdo gje vete pa ndihmen e prinderve ndonjehere dhe fshehurazi tyre kane pasur dhe zhgenjime. Vetem dy muaj pas krijimit te grupit Forty Oz perballet me zhgenjimin e pare.Nje producent,qe nuk eshte askushi thjeshte nje me shume ne boten e muzikez i premton kengen e pare per ta dhe nje videoklip vec per nje shume te vogel parash. Por perfundimisht ishte shume bukur per te qene e vertete per ta dhe pasi i realizoi nje kenge te gjate rreth 10 minuta, kenge te cilen djemte kane turp ta degjojne sot dhe pasi merr shumen e parave i thote thjesht:ikni e mos hajdeni me.

Pas kesaj erdhi koha qe te bejne gjithshka vete.Tek vetvetja mund te kesh gjithmone besim edhe vec ajo nuk te zhgenjen. Ne studion e tyre modeste qe e kane vetquajtur "Loudly Room Records" fillojne punimet e tyre te para.Nje enderr qe realizohet per ta. Mblidhen mbasditeve dhe kompozojne, kendojne, eksperimentojne me muziken e tyre.

Dalja e pare ne skene per ta eshte ne festivalin "Top Fest 6" me 24 Mars 2009 me kengen e tyre "Kur ti largohesh". Toni Mehmetaj qe eshte edhe vocalisti i grupit ka realizuar textin e ndjere dhe shume te bukur te kenges dhe gjithashtu muziken bashke me ndihmen e Geri, pjestarit tjeter te grupit. 24 Mars 2009 eshte absoluisht dita me e lumtur per ta. Ne moshen 15-16 vjecare behen pjese e nje festivali prestigjoz si "Top Fest" me nje krijim te tyre. Nje kenge rinore ne forme balade.

Pas "Top Fest" synimi i tyre ishte nje tjeter festival prestigjoz si "Kenga Magjike 2009".Realizojne kengen "Perballu" me nje text dhe muzike te Toni Mehmetaj dhe orkestrim te ketij te fundit, dhe Gerard Merdanit. Por ne nje konkurim shume te forte nuk arrijne te pranohen per te kenduar. Nje ze i ri i shtohet grupit rreth dy muaj pas perpjekjes se fundit per tu pranuar ne Kenga Magjike 2009, Matias Elmas ishte nje zbulim i Gerard Merdanit i cili insistonte me padurim qe ai ti bashkohej Forty Oz.

Por "Forty Oz"nuk dorezohet. Jane vetem 15-16 vjec dhe kane nje karriere qe premton perpara. Nje grup rinor qe kerkon vec te arrije endrren e tyre. Te behen dikushi ne boten e muzikez qe aq shume e duan.