TEKSTESHQIP

Françesk Radi
Flutur
Lyrics

Më duket krijesa më e bukur
E amël e zjarrtë si dashuria
Për ty më ngjallet në shpirt mu sot zilia
Tek ty u ngjita
Të rashë pas o flutur.
Të desha, të desha si i marrë,
Se sytë, ah sytë më mahnitën,
Dhe zemrën time të pastër ma grabitën,
Ty fala ty unë me zjarrin tim të parë,

E bukur si yje dhe si dritë,
Ç’do gja që ty natyra të pat dhuru,
Dhe zemrën ajo për ty kish harrue,
Por unë këtë jo, jo, nuk e kam dit’
Dhe zemrën ajo për ty kish harrue,
Por unë këtë jo, jo, nuk e kam dit’

Një orë më duket si minutë’
Dhe dita e shkurtër sa një orë,
Dhe zemrën time gjithmonë e mbajte n’dorë,
Nuk di arsyen pse shpirtin ma robnove.
Me the unë të dua, por s’më deshe,
Me ledhje dhe qeshje më hutove,
Në zemrën time ti hyre dhe sundove,
Dashninë o flutur, ti mua s’ma dhurove.

E bukur si yje dhe si dritë,
Ç’do gja që ty natyra të pat dhuru,
Dhe zemrën ajo për ty kish harrue,
Por unë këtë jo, jo, nuk e kam dit’
Dhe zemrën ajo për ty kish harrue,
Por unë këtë jo, jo, nuk e kam dit’

E bukur si yje dhe si dritë,
Ç’do gja që ty natyra të pat dhuru,
Dhe zemrën ajo për ty kish harrue,
Por unë këtë jo, jo, nuk e kam dit’
Dhe zemrën ajo për ty kish harrue,
Por unë këtë jo, jo, nuk e kam dit’