TEKSTESHQIP

Franc Koruni
Kjo Jete, Te Jete
Lyrics

Sa herë që mendoj,
Apo bëj atë që duhet,
Gjithmonë përfundoj,
Duke vështruar yjet.

Dua të më flasin,
Makinat që bërtasin,
Nuk po më lënë,
Të dëgjoj.

Dua t'a jetoj plotësisht,
Këtë jetën e ngatërruar,
Dua t'a shijoj më shumë,
Se sa më kanë mësuar.

Fëmijët po luajnë,
Retë që duan të na gjuajnë,
Se nuk po bëjmë,
Atë që duam.

Kam provuar të mos bëj të njëjtën gjë,
Kam dështuar,
Eshtë kjo botë,
Që nuk të lë.

Njerëzit flasin,
Fjalë që vetëm na vrasin,
Për një gabim,
Që nuk e dimë.

Koha që kalojmë,
Ka qënë, do jetë, gjithmonë e njëjta,
Nuk ia vlen të ndërrojmë asgjë,
Gjërat si kushineta.

Foto e grisur,
Letra me shumicë janë nisur,
Për ëndërrimtarë,
Të krisur.

REF.
Dua që të jetë kjo jetë, më e qetë,
Dua që të jetë kjo jetë, të jetë e vërtetë,
Dua që të jetë kjo jetë, më e thjeshtë,
Dua që të jetë kjo jetë, të jetë e vërtetë.

Njerëz që s'i njoh,
Njerëz të rinj,
Ulur në metro,
Ca ikin, ca vijne.

Valixhe të mëdha, dashuri të reja,
Jemi në kërkim.

Përsëri një rregull më shumë,
Se mijëra nuk po na ndihmojnë,
Më mirë të flemë gjumë,
Dhe ndoshta do harrojmë.

Ftesë për drekë,
Një puthje e shpejtë,
Vera e nxehtë,
Që po na djeg.

Vuajmë, vuajmë,
Por po sillemi njëlloj,
Ndihemi të huaj,
Dhe me njerëzit që martojmë.

Lule pa erë,
Po ngrihet një gradaçelë,
Kush do banojë,
Eshtë milionerë.

REF.
Dua që të jetë kjo jetë, më e qetë,
Dua që të jetë kjo jetë, të jetë e vërtetë,
Dua që të jetë kjo jetë, më e thjeshtë,
Dua që të jetë kjo jetë, të jetë e vërtetë.

Dua që të kthejmë faqe të re,
Dhe të mos gënjejmë,
Për çdo gjë,
Që na pëlqen.

Poç i djegur,
Vetëm dielli na ka mbetur,
Të na ndriçojë,
Ej! Se s'kemi tjetër!

Po këndoj më fort,
Për ata që nuk dëgjojnë,
Po këndoj ngadalë,
Por ata që nuk kuptojnë.

Pemë e prerë,
Sipër rrinë, dy shishe birre,
Çfare kishte vlerë,
Sot, nuk qënka më, e mirë!

REF.
Dua që të jetë kjo jetë, më e qetë,
Dua që të jetë kjo jetë, të jetë e vertetë,

Sa herë që mendoj,
Apo bëj atë që duhet,
Gjithmonë përfundoj,
Duke vështruar yjet.

Dua të më flasin,
Makinat që bërtasin,
Nuk po më lënë,
Të dëgjoj.

DËRGOI: