>
THENIESHQIP
François De La Rochefoucauld
François De La Rochefoucauld
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Xhelozia lind gjithmonë bashkë me dashurinë, por nuk vdes gjithmonë bashkë me të.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Vetëm njerëzit e mëdhenj kanë të meta të mëdha.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Shpresa, sado gënjeshtare të jetë, na çon të paktën deri fund të jetës nëpër një rrugë të këndshme.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Po të gjykohet për dashurinë nga shumica e efekteve të saj, ajo i ngjet më tepër urrejtjes se sa miqësisë.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Nuk ka budallenj më të padurueshëm, se sa ata që nuk janë fare pa mend.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Njeriu i rregullt mund të bjerë në dashuri si i çmendur, por jo si budalla.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Njerëzit me mendje të vockël janë të ndjeshëm ndaj fyerjeve të vockla, njerëzit me mendje të madhe i vënë re të gjitha dhe nuk fyhen për asgjë.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Ndarja e përkohshme dobëson pasionet e vogla, por shton ndjenjat e mëdha, sikurse era që fik qirinjtë, por shton flakën.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Në qoftë se u qëndrojmë pasioneve tona, kjo vjen jo aq nga forca jonë se sa nga dobësia e tyre.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Në miqësi e në dashuri më shpesh jemi të lumtur për atë që nuk e dimë se sa për atë që e dimë.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Në çdo moshë të jetës hyjmë si fillestarë dhe brenda saj mbledhim përvojat.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Mrekullia më e madhe e dashurisë është të shërohesh nga nazet.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Miqësia e vërtetë nuk e njeh zilinë dhe dashuria nuk i njeh nazet.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Kur një budalla na thotë një lëvdatë, atëhere nuk na duket më aq i trashë.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Ka raste të ngatërruara në jetë, nga të cilat vetëm budallallëku mund të ndihmojë për të dalë mbanë.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
I trembet përbuzjes vetëm ai që e meriton atë.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Gojëtaria e vërtetë është të thuash atë që lidhet me çështjen dhe vetëm kaq.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Gjithë bota ankohen për kujtesën e vet dhe asnjëri nuk ankohet për gjykimin e vet.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Gjeniu nuk ka moshë, ai kapërcen gjithçka që i pengon mendjet e zakonshme.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Fama e njerëzve të mëdhenj duhet vlerësuar sipas mënyrës si e kanë arritur atë.
{{ page + 1 }}/{{ pages }}