TEKSTESHQIP

Frederik Ndoci
Miqesi A Dashuri
Lyrics

Kur unë s’të shoh,
nuk qaj e nuk rënkoj,
mendjen nuk e humbas,
por rri e mendoj.

Kur ti nga sytë më ikën,
s’mundet jo as edhe një herë,
fytyrën tënde të ëmbël
mendja pranë prapë të ma sjellë.

Pa dashur unë shpesh kam ndjerë
se pranë të kam ty përherë,
dhe veten e pyes me kureshti
miqësi të jetë vallë a dashuri?