Frederik Rreshpja Poezi
Frederik Rreshpja

Tema: Poezi Për Trishtim


Shi Hene

Si arlekin qe del per shetitje
Ne kopshtin e harruar te feminise,
Hena e pikelluar neper re
Shkel mbi deget e shirave.

Liqeni i vetmuar ne breg te nates,
Shqetesohet ne krahet e eres
Dhe thelle sirena e dallges se kalter
Loton mbi fytyren e fjetur te legjendes.

Yjet ne asfalt si perendim i thyer.
Dhe plepat si murgjer te zinj.
Fshehur pas drureve diku pergjon
Vrasesi i vjeter, trishtimi.

Eh, mundet qe thika e trishtimit
Diku perdhe ka per te me lene,
Fshehur nen nje perendim te thyer
Fshehur nen shira hene...

- Poezi nga Frederik Rreshpja


- U dërgua nga Kadri Mehmeti -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0