Më mbaj mend (për 1 muaj)

Free Mc's - Ju Lumtë Goja  Lyrics


Nuk ka akoma asnjë votë


Orkestrimi:

Bledi Telha

Video Produksioni:

Cinefocus GT

Komente

Asnjë Koment

21/05/2020

2020-05-21T17:00:12+00:00



Genti (refren):
E ju lumtë goja dhe si goja zemrën,
përjetë do të rrojë kush e bëri këngën!
E ju lumshin këmbët e rrofshi sa malet,
përjetë do t' gëzojë kush i hodhi vallet!

Romiri:
Këngët edhe vallet nëpër shekuj mbetën,
të largojnë hallet e të na shtojnë jetën!
Kush e bëri këngën i bekuar qoftë,
e kush këndoi, zemra i këndoftë!

Genti:
Është shërimi i shpirtit, kënga është ilaçi,
këngë edhe gëzime gjithë jetën e paçi!

Anisi:
Historinë e shkruan këngët,
me këngë djepi u rrita,
se në këngë i kemi rrënjët,
aty ku jeton tradita.

Genti( refren x2)
E ju lumtë goja dhe si goja zemrën,
përjetë do të rrojë kush e bëri këngën!
E ju lumshin këmbët e rrofshi sa malet,
përjetë do t'gëzojë kush i hodhi vallet!

Romiri:
Se na çelet zemra si çel trëndafili,
e ta marrim këngën ku ia thotë bilbili.
Malet të gjëmojnë, fushat e livadhet,
e ta hedhim vallen ku lozin sorkadhet.

Genti:
Është shërimi i shpirtit, kënga është ilaçi,
Këngë edhe gëzime gjithë jetën e paçi!

Anisi:
Ashtu si mjalti në hoje,
janë vallet edhe këngët,
kush këndon i lumtë goja,
kush kërcen i lumshin këmbët!

Genti( refren x2)
E ju lumtë goja dhe si goja zemrën,
përjetë do të rrojë kush e bëri këngën!
E ju lumshin këmbët e rrofshi sa malet,
përjetë do t'gëzojë kush i hodhi vallet!






Më Shumë Këngë Nga Free Mc's:

Më Shumë...


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet