TEKSTESHQIP

G-Up
21001
Lyrics

Sa burra për gjakun e tyne' kan' vra'
Kto' troje sa gjak kan' pa'
Ëndrra që zhduken pas mureve të ftohta si akull
Me shpirtin e plakur që kalama
Baba m'tha duhet t'bohem burr'
Po un' kët' logjik se kuptova kurr'
Kur jeta shuhet si qiri brenda teje
Ça dreqin ësht' kjo krenari për figur'

Gjith' ato lot që jan' derdh'
Kjo sedër e smur' a ka vlejt
Për ne mëkatar' që ushqehemi
Nëpër tryeza me frymën e shenjt'

Përhumb shikimin jasht ksaj' dritare
Në kokën time aq shum' skenare
Po realiteti s'më le që të shkoj
Aq shum' larg as në botën imagjinare
E gjitha pesha e ksaj' barre
Vjen dita kthehet vrastare
Përpiqem që ta mbys dhimbjen që kam brenda vetes
Nën tymin e ksaj' cigare
E pyes veten e gjitha kjo
Ndoshta ësht' makth, të lutem më zgjo
Dua të di përse linda, kur nuk po jetoj asnjë çast
Zot ti më dëgjo
Për dashurin' time të par'
Se ke iden' sa shum' malli m'ka marr
Mundohem ta vizatoj nëpër fleta
Kam frik' do venitet shikimi i saj
Më dëgjo Zot
Kujdesu për nënën time sot
Për ëndrrat që s'ia plotsova' dot
Të lutem më fal që nuk pata guximin
Të zgjedh ndonjë rrug' tjetër
Kjo ësht' plag' e vjetër
Derdhet gjak mbi letër
Kto' s'jan' vargje, ësht' realitet
Sinfoni me krisma, melodi e çjerrët
Shpirti ulërima, goja s'flet
Fatin ma shkruajtën tjerët
Po un' e vulosa vet'

I gjith' ky absurditet
Që sakrifikohet...
Që sakrifikohet...
Që sakrifikohet...