Tema: Poezi Për 28 Nëntorin

Nëntori I Kuq

O Nëntor i kuq si gjaku
Festa e madhe e Shqiptarisë
Flamur i ngritur lartë, lartë
Bajrak i pathyer shtigjeve t’ stuhisë

Shqiponjë që valëvitësh
Në çdo cep t’ Atdheut
Je ti ngjyra e gjakut tim
Simbol i Skënderbeut

O Nëntor i kuq si alli
I Kastriotit krenar
N’ Krujen heroike
Valoj Flamur i Parë

O Nëntori i Dytë
I Ismail Qemalit
N’ Vlorën madhështore
Nëntor i Isa Begut,
Krenarisë kombëtare

28 Nëntori
N’ Drenicën legjendare
U lind Bacë Ademi
Dhe Ushtria Çlirimtare

Të festojmë gjithmonë
O Nëntor i Lirisë
Ngjyrat e Flamurit
I bëjnë nder Shqiptarisë.

- poezi nga Gëzim Geci


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.2 / Votuan:  201