>
LETERSISHQIP

E Ëmbël Ishte Bota

E ëmbël ishte bota
kur shkruanim poezi
E dashur, të pafajshëm
ishim unë dhe ti

Dhe s'na trembte nata,
kur bëhej errësi
E dashur, tmerrin s'e njihnim,
as unë e as ti

Zogjtë, gjithandej,
klithnin n'arrati
E dashur, ne s'e dinim
se ishin pa shtëpi

E shtëpia jonë,
një qiell pa çati
Të fshehtat s'na i thoshte
se ishim çiliminj.

Vetёm kur u rritёm
E ikёm pёr gjithnji
Kryet pas i kthyem
Nga qielli me shi

E diku, tejposhtё,
Nё njё mollё, a bli
E pamё njёri tjetrin
Tuj lojtur, krejt fёmijё

Dhe qeshёm atёherё
Me lotё, si fёmijё
E rendёm dhe u bёmё
Ylbere nёpёr shi.