Tema: Poezi Për Trishtim

Ka Ditë

Ka ditё qё s’janё dukur pulёbardhat
Ka ditё qё qielli ёshtё gri
Thua se Verё kёtu s’kishte
As zogj, as qeshje, as fёmijё

Ka ditё qё dallgёt s’pёrqallen
Ka ditё qё s’bёjnё melodi
Por shfryjnё e bien si tё marra
Mbi bregun e lagur me shi

Ka ditё qё kёtej frym’ e jetёs
Njerёzve s’u bёn mё veri
Por tulatet nё zemrat e tyre…
Si vejushё,
e pёrlotur
nё zi

- poezi nga Gëzim Kikija


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  7