>
LETERSISHQIP

Folklorike

Ç' të uroi ty nëna
pragun kur kalove?
Vellon ta zbuloi
Këmbët t'i rëndoi

Ç' fjalë të tha ty nëna
lotët kur t'i fshiu?
Udhë të mbarë të uroi
Një mijë thinja t'i trashgoi

Ç' fat të la ty nëna
kur vellon ta lëshoi?
Një palë lot t'i fshiu
Një mijë palë t'i shtoi.