>
LETERSISHQIP

Vjeshta

Erdhi Vjeshta pёrsёri
Mbrёmjet prapё u freskuan
Nё parkun tonё si gjithnji
Shelgjet gjethet i rralluan.

U ftohёn yjet si ngaherё
Hёna aureolёn veshi
Qokthin qё kёndon nё Verё
Nёpёr natё mё s’ta zё veshi.

Mё trishton ky ndёrrim stinёsh
Qё ndodh kёshtu, kaq papritur
Kjo natё e ftohtё, kjo rёnje gjethesh
Kёto rrugica, me f’mij’ tё ikur.

Dhe mё trishton njё stol i heshtur
Qё rri nёn pemё, i pikёlluar
Pa asnjё fjalё, pa njё tё qeshur
Sa i boshtё! Sa i vetmuar!

Kur unё e ti gjer vonё rrinim
Nё kёtё stol tё pёrqafuar
E pas çdo puthje sytё na ndrinin
Nga Hёn’ e Vjeshtёs rrethkulluar

E kur tё dy tё lumturuar
Vraponim parkut nga kёnaqsia
Ne vёrtetё patёm besuar
Se stinёt lindin nga dashuria.

Ah, e dashur! Sa keq mё vjen!
Sa keq, qё rёndё qenkemi gёnjyer!
Se ja, u kthye Vjeshta nё parkun tonё
Por ne tё dy nuk jemi kthyer.

Ç’mё pikёlloi kjo natё e thjeshtё!
Ç’mё solli dhimbje e lotё nё sy!
S’e di. Mu dhimbse ti pa kёtё Vjeshtё?
Apo kjo Vjeshtё pa ne tё dy.