>
LETERSISHQIP

Sa Nuk Jam Shuar Krejtёsisht

Po shtrihem e dashur tё fle
Edhe pse gjumё s’mё vjen ndёr sy.
Dritaren hapur po e le
Ndoshta vjen ti e flemё tё dy.

I kapёrcen ndoshta retё
E zbret tek unё si njё ylber.
Ma mbush fytyrёn plot me rreze
Mё ngre prej shtratit dhe mё merr.

Qё tё shёtisim yjёsitё,
Atje ku s’ka, as gjak as lot.
Ku klithmat e gjithё kёsaj bote
Edhe nё daçin, nuk sosin dot.

Por shpejt, e dashur! Shpejto tё vish!
Sa nuk jam shuar krejtёsisht.
Se po u shova, mirё ta dish:
Me ku – ku – ku nёpёr botё,
Si njё qyqje do mё kёrkosh
Natё pёr natё,
pёrjetёsisht.