I Falem Vegjёlisё

Vegjёli, o vegjёli!
O dit’ tё bardha me diell’ shumё!
Si nё ёndёrr ju mё vini,
Mё bёni tё fluturoj nё gjumё.

O mёngjese tё kulluar
Ku agoi jeta ime!
O ju mbrёmje me arom’ Vere!
Sa mё kridhni nё mendime!

O ju çerdhe dallёndyshesh!
Me fije bari e balt’ ndёrtuar!
Sot un’ zog do tё bёhesha
Veç brenda jush tё rrija shtruar.

Mёmё! O mёmё!... O mёmё!...
Mёmё, o perёndeshё e dashurisё!
Tё qofsha falё sa qoftё jeta!
Pёr hapat e parё tё fёminisё.

E ti o babё, pёr nder’ e sedёr
Pёr burrёrinё qё mё ushqeve,
U pёrjetoftё fjala jote!
U bёftё gjёmim midis reve!

O pleq e plaka fjalё - ёmbla!
Qё sot fytyrat ua kam harruar,
Pёrrallat tuaja nёpёr qoshqe
Shpirtin ma kanё zbukuruar.

O balt’e ftohtё! O rrodhe! O gjemba!
O sandalkat e vjetra, qё iu mallkoja!
Nё gji, tёrё jetёn, do ju mbaja,
Sikur ta dija sa do ju doja.

O halle! O brenga! O stёrmundime!
O sh’pi e vjetёr, çati – zbuluar!
O jetё e varfёr e vegjёlisё!
Vlerat’ tua s’paskan tё çmuar.
………………………………………..

Vegjёli, o vegjёli!
O dit’ tё bardha me diell’ shumё
Mos ishit ju nё jetёn time,
Mjerё! Sot mjerё, ç’do isha unё!

- poezi nga Gëzim Kikija


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  4