>
BIOSHQIP
Biografia
Kosovari në videon e vet i ka quajtur policët dhe prokurorët me emërtime fyese si “Scheiss-Cops” (policë m...) ose si “bashkim bijsh të kurvave”. Në videon e tij ai bën rap para së gjithash me tekste dhune kundër zyrtarëve. Ndaj një reperi të ri, shtetas zviceran me prejardhje nga Kosova prokuroria publike e Lucernit po zhvillon një procedurë penale për fyerje të policisë përmes një videoje muzikore. “Unë dal mendsh dhe ju çoj të gjithëve në spital” thotë ai veç tjerash duke qëndruar pranë veturave luksoze me tabela të Lucernit dhe e ngre vazhdimisht lart gishtin e mesëm të dorës. Kosovari është emër i njohur për policinë pasi që ai para kësaj videoje ka kërcënuar policët me thikë. Prokuroria e Lucernit ka pohuar se ka iniciuar hetimet. Por një zëdhënës nuk ka mundur të precizojë nëse këto hetime janë drejtuar vetëm kundër reperit apo edhe kundër personave tjerë në video.

Është e çuditshme se në video kosovari paraqet dy flamuj të huaj: njërin, të PKK-së kurdë, të evidentuar si organizatë terroriste në BE dhe tjetrin, ku shihet fotografia e kryetarit të PKK-së, Abdullah Öcalan. Sipas penalistit Urs Rudolf, kosovari mund të akuzohet për shumë vepra, si për kërcënim kundër zyrtarëve, fyerje, thirrje publike për krime e dhunë, propagandim të një organizate terroriste etj. Por, ka shtuar ai, nuk është e lehtë që reperi të “kapet” konkretisht, pasi që ai gjithnjë flet në veten e parë dhe nuk u bën thirrje të tjerëve për të ushtruar dhunë.

Më datë 20 Korrik 2016, Gabu publikon videoklipin "1312".