>
LETERSISHQIP

Hetem Hasaj

Hetem Hasaj
Dëshmor i kombit
>
Me rastin e ditës së rënjes së tij
28.02.1999
Kujtim në vargje.

Dhe bora binte e sillej vërdallë
Ushtarët nuk ndaleshin fare,
S'ndaleshin, do shkonin atje, sa më parë.
Në pritë, Atje në fshatin Gajre.

Bora vazhdimisht po vënte shtresë,
Trimat qanin dëborën, hapnin shteg.
Shkjaut në ballë me ia ndezë
Ndoshta në Gajre, dëshmor me mbetë.

Lëviznin njëri pas tjetrit pa zhurmë,
Vetëm përshpërima e lehtë ndihej.
E bora binte e s'lënte gjurmë
Kolona maleve në ngjitje vëhej.

Ecnin të qetë dhe krenarë,
Të gatshëm armët në dorë i mbanin.
Hetemi me shokët tjerë luftëtarë.
Borën në malet e Sharrit qanin.

Ajo ditë e madhe e paharruar
E madhe dhe madhështore.
Kur mortaja e Hetemit blindën ka qëlluar,
Ç'dëme pësuan forcat okupatore!?.

Hetemi fitoi emrin Çliron.
Lule e pavyshkur aromë lirie.
Sot në Gajre përmendore qëndron.
Madhështorë me vepra trimërie.