>
LETERSISHQIP

Kushtrimi

Kushtuar: Kadri Trenës
Dëshmor i kombit

Një thirrje e madhe vjen,
Vjen nga bjeshkët e Sharrit,
Çdo shqipe atë e ndjen.
Ndjen Kadriu prej së largut.

Ajo thirrje e madhe vjen:
Nga Shpata dhe Xheladini
Nga komandanti Baca Adem:
Ngrihuni u dha kushtrimi.

Nga mërgimi trimi seq vjen.
Vjen Kadri Trena si uragan.
N'robëri Kosovën e gjen.
Do të luftoj thot për vatan.

Hordhitë sërbe vrastare,
Tinëzisht u bënin gracka.
Luftonte e s'trembej Kadriu
Ishte burri nga Begraca.


Qyteza e Kaçanikut
Ishte mbushur plot me trima.
I ndihmonte miku mikut.,
Qëndronin nën breshërima.

Atë ditë në Kaçanik,
Te Prrocka Rakocit qëndroi.
Kadriu luftoi sikur kreshnik.
Kosovës jetën i dhuroi.