>
LETERSISHQIP

Engjujt E Kësaj Bote

Lotët nga gëzimi m'pikojnë
Për ju engjujt e kësaj bote
Ju na e ndriçuat vatanin tonë
Sikur llamba n'mes të dhomës.

Çdo ditë zemra më ngrihej
Kur i shohë të buzëqeshur
E duke ecur zvarë në dysheme
E kur thirën për herë të parë baba.

Çdoher fluturoj përtej oqeanit
Kur un i shoh të buzëqeshur
Çdoher kur vij në shtëpi i gëzuar
Që ti ndëgjoj thirjet e tyre.

Asnjëher nuk do ti haroj netët
Kur gjumi i merte si zogjt n'fole
Edhe përshpëritjet e tyre dhe
Aromën e këndshme të fëmirisë.

Sotë festojmë bashkë ditëlindjen
Që zoti i madh me ju na gëzojë
Me tre emra ju pagëzova
Endritit, Enartit dhe Erinës
Urime ditëlindjen u'a urova.

Poezi për 1 vjetorin e renjakëve të mi