Më mbaj mend (për 1 muaj)


Ganimete Abazi (Ganja): Dashuria Me E Madhe Tani Per Mua Eshte Muzika


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  6
[03-06-2012]
Rikthehet pas shume viteve ne skene kengetarja Ganimete Abazi, duke plasuar ne treg videoprojektin me te ri muzikor "Hija e askujt". E bindur se kjo balade do te kete suksesin e kenges se dikurshme "Mirupafshim", Ganja me plot nostalgji flet per te kaluaren dhe rikthimin e saj ne skene per "Zerin".

Besoni se kthimi juaj ne skene do te rezultoje me mjaft pozitivitet?

Kam pershtypjen se kthimi im ne skene do te pritet mire nga publiku dhe adhuruesit e mi kudo qe jane. Natyrisht se per disa vite i kam munguar skenes muzikore per shkak te privatesise sime. Tani jam me se e pergatitur per te sjelle kenge dhe hite per artdashesit e mi.

Sapo keni lansuar videoprojektin e ri muzikor, te titulluar "Hija e askujt" keni pershtypjen se do te pelqehet ne publik?

T'ju them te drejten kam pershtypjen se kjo balade e realizuar nga Nexhat Mujovi, i njohuri si Virusi dhe Arsim Bunjaku, do ta kete suksesin e kenges "Mirupafshim". Ne realitet balada "Mirupafshim" degjohet edhe sot e asaj dite dhe uroj qe edhe kjo kenge qe sapo e kam plasuar ta kete suksesin e saj. Kemi bere nje pune te madhe ne kete videoprojekt, nje merite te vecante e kane krijuesit e kenges dhe produksioni "Urban Graphics". Kenga nderthur ne vete nje tematike dashurie dhe qe u pershtatet thuajse te gjithe degjuesve.

Meqe eshte kenge dashurie, ka te beje dicka me jeten tuaj private?

Jo, absolutisht nuk ka te beje asgje me jeten time private. Thjesht eshte nje tekst i mrekullueshem i Arsimit dhe qe mua ne start me pelqeu shume.

A po perjetoni tani nje dashuri. Keni momentalisht nje djale prane, me te cilin jeni e dashuruar?

Dashuria me e madhe tani per mua eshte muzika, edhe pse gjithmone ka qene me mua, por per nje kohe nuk u mora me te. Por tani e tutje do jem shume me aktive dhe do i perkushtohem maksimalisht profesionit tim te kenges. Ende nuk po rrah zemra per askend (qesh).

Cfare ben Ganja ne kohen e lire?

Normalisht me familjen time e kaloj nje pjese te asaj kohe te lire qe kam edhe pse njeriu nuk ngopet kurre me familje. Por, megjithate mundohem te mos i le anash edhe shoqerine time dhe koleget me te cilet takohemi shume shpesh dhe kalojme nje kohe te mire me ta.

Merresh me palester?

Po merrem me palester edhe ate kohen e fundit kam filluar te merrem mjaft shume jo pse kam nevoje per peshen trupore, por kete po e beje vetem nga deshira, po ndiej nje relaks dhe e kisha pasur gabim qe nuk kisha shkuar me heret.

Po ushqimit i kushtoni rendesi?

Ushqimi per mua eshte shume i rendesishem, nuk e le veten te rri me bark te zbrazet asnjehere. Nuk e mendoj te nderpres ushqimin per shkak te linjave te trupit, mbase nuk kam mbajtur dieta kurre dhe jam shume e lumtur qe i ha te gjitha ushqimet pa pike derti per peshen.

Konsumoni duhan?

Fatkeqesisht e konsumoj duhanin edhe pse e di se nuk eshte i mire per shendetin. Por ja qe me pelqen dhe e konsumoj perseri them fatkeqesisht.

Cilat jane deshirat tuaja per te ardhmen?

Njeriu ka shume deshira te pafundme dhe cdo dite lind nga nje deshire e re. Por per mua mbi te gjitha deshire e imja eshte qe fillimisht te kem shendetin dhe te filloj punen time me muziken. Ti realizoj qellimet e mia, ne menyre qe sa me shume t'iu sjell adhuruesve te mi kenge dhe videoklipe te mira dhe kualitative ne menyre qe te mos i deshperoj kurre.
 (kastriote bajrami/zeri)

      Ganimete Abazi (Ganja) - Hija E Askujt [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet