>
BIOSHQIP

Ganimete Abazi (Ganja): Nuk Dua Te Jem Hija E Askujt

06-10-2012
Këngëtarja e njohur shqiptare e 9 albumeve Ganimete Abazi- Ganja ka pranuar të rrëfehet në programin 'Pro Shqip' në Top Kosova Radio.

Ajo ka treguar se kënga e saj duhet të mbesë shumë gjatë, ndërsa është shumë e lumtur dhe mendon se është rikthyer me një energji më pozitive pas një pauzë në muzikë për shkak të shumë udhëtimeve Kosovë-Francë-Londër, duke ditur se edhe familjen e ka atje.

Nuk e ka menduar kurrë ta lërë muzikën, e nëse e kishte menduar ajo ka thënë se shpirti i saj i flet dhe i thotë "Gane nuk bën". Ndërsa në treg vetëm pak muaj më parë ka sjellë një baladë të bukur me titull "Hija e Askujt", por ajo ka rrëfyer se tashmë ka gati këngën e radhës me titull 'Shko" punuar nga Chipsi.

Ganja, sic e njohin të gjithë me këtë emër artistën, thotë se këngën duhet ta ndje një artist kur e këndon, ndërsa vetë ajo ka qarë kur ka interpretuar këngën e fundit qoftë edhe në klip.

Është e vështirë për të vecuar hitet e saja më të suksshme, por nuk ka një që e pëlqen janë dy, ajo ka thënë se vecon këngën 'Mirupafshim' dhe duetin me Kristin "Gjysma tjetër", ndërsa për këtë të fundit pret të takojë këngëtarin nga Tiranë për të realizuar edhe një video.

Për anën e saj të zemrës ajo thotë vetëm kaq 'A Ka më mirë se më qenë beqare?'. Këngëtarja e vecantë ka shumë hite dhe tituj mjaft simpatik, që na nxiten që të ngacmojmë atë në fund të intervistës sonë në pyetjet 'Mix-Max'.

Zëri yt sa shamia beqarësh nga djegur?

Ganja-Huhua plot.

Ka dicka që si ke treguar kurrë nënës?

Ganja-Nganjëherë ka dicka që s'mundesh me i tregu, me e lëndu nënën, e për këtë e ruan nënën, se nëna është nënë.

E ke thënë ndonjëherë me të vërtetë "Shko në dreq të mallkuar"?

Ganja-Shumë herë, e normal kanë qenë meshkuj.

Dashurinë se meriton kush?

Ganja-Ai që nuk e meriton, është gjynah me i ofru dashuri.

Mban shumë inate? Sa zgjat një inat i Ganës?

Ganja-O sa pak, shumë jam tip që kthehem.

Dyshon në cfarë më tepër?

Ganja-Dyshoj në shumë sende. Menjëherë e vërej se rren një person.

Kush të fajëson ty zakonisht?

Ganja-S'po di se kush, por veten nganjëherë e fajësoj. Sepse nuk duhet me e fajësu një person që nuk e meriton.

A ka ndodhur ndonjëherë ti thuash dikujt "Mirupafshim", dhe më pas e ke ritakuar?

Ganja-Po ndoshta ka ndodhur me e takuar rastësisht, por kur i them mirupafshim, mirupafshim mbetet.

"U knaqem tu knaq" thua ti në një këngë, por u knaqa duke këndu thua ndonjëherë?

Ganja-Po normal që po, nganjeherë them edhe u knaqëm duke pirë caj.

Pse nuk don të jesh hija e dikujt?

Ganja-Po nuk dua, dhe hiq nuk është mirë me qenë hija e dikujt.
(Maksim Gjokaj)

Ganimete Abazi (Ganja): Nuk Dua Te Jem Hija E Askujt