TEKSTESHQIP

Ganimete Asllani
Kenge Gurbeti
Lyrics

Don me dit’ një nënë nga malli, kur do t’vjen n’shpi gurbetçari?
Do t’më shkon shpirti shumë hasret, o gjith jeta i shkoi n’gurbet!
A ndëgjon oj gurbetçare, se një nanë digjet si zjarre!
Shpirti saj aspak s’pushon, o gjithnjë bijën e kërkon...

Dije nanën e vetmove, në atë ditë që n’gurbet shkove
Po vjen vera e pranvera, oj dit’ e rralle po m’vjen te dera
A harrove kah është udha, me pa nanën plot me rrudha
Me flokë t’bardha bash si plakë, o per ty nana digjet flakë!

Me kangë t’dhimshme, me kangë malli, e ç’mall shpirtin gurbetçari
Kanga shqipe tingëllon fortë, o nana plakë e lanë me lot
Ashtë than’ e s’ashtë e kotë, kurr s’u knaqëm në këtë botë
Zemra qan e ka mërzi, o asht’ gurbet s’asht’ pasuri.

DËRGOI: