>
BIOSHQIP

Këngëtarja Shqiptare Dëshiron Ta Zhduk Varfërinë Në Kosovë!

26-07-2016
Do ta falënderoj Dibrën për mikpritjen që i bëri Kosovës në kohë lufte. E këtë do ta bëjë përmes këngës. Këngëtarja Ganimete Jashanica ka treguar për Kolona.al se këngën e re do ta sjell dedikim për dibranët, të cilët siç thotë na u gjenden në kohën më të vështirë. Por Jashanica nuk e ka në plan të ndalet me kaq. Planet e saj qojnë deri te realizimi i një albumi, nëse këtë ia kërkojnë produksionet muzikore. E në ndërkohë ajo ka thënë se do të vazhdoj angazhimin e saj të përditshëm në punët jashtë muzikës. Këngëtarja e njohur gjatë një interviste për Kolona.al, ka treguar edhe për zotësinë në kuzhinë, ushqimet që s’di t’i përgatis, pasionin për ecjen, filmat e të tjera, ndërsa ka theksuar se dëshiron që ta zhduk varfërinë në Kosovë. Çka ka të re nga ju, ndonjë këngë apo album të ri..? Jashanica : Të reja nga unë do të ketë mjaft, por album jo. Album do të bëjë vetëm nëse janë të interesuara produksionet. E sa i përket këngës e kam punuar një këngë me tekst dhe muzikë nga Përparim Tomqini dhe orkestrim nga Naim Krasniqi. Kur do t’iu shohim në ekran me këngën e re? Jashanica: Jam në bisedime që ta realizojë videoklipin e kësaj kënge. Përmbajtja e këngës ka të bëjë me falënderimin ndaj popullit dibran të cilët u kujdesën dhe na mbajtën gjatë luftës së Kosovës. Jam shumë e lumtur që po kam mundësi t’ua kthej me respekt të mirat atij populli fisnik. Pra, po ua kthej me këngë. Por përveç kësaj në shtator apo më së largu në tetor do të publikojë edhe një këngë tjetër. Kjo këngë do të jetë këngë gurbeti, ndërkaq nuk dua të jap më shumë detaje njëherë përnjëherë rreth kësaj kënge sepse dua të mbetet befasi për adhuruesit e mijë dhe një familjar timin. Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Gani Shala, një këngëtarë i këngëve popullore.



Ka kohë që nuk ju kemi parë me ndonjë projekt të ri muzikorë, cila është arsyeja? Jashanica: Është e vërtet kjo. Ka tre vite që nuk kam këngë apo projekt të ri sepse të gjithë adhuruesit e këngëve të mia, e dinë se këngët dhe projektet e mija janë projekte që lënë gjurmë dhe kushtojnë. Prandaj jam duke punuar që projektet e mia të ardhshme të vazhdojnë të lënë gjurmë. Cila është përditshmëria juaj, me çka merreni? Jashanica: Përditshmëria ime është si e çdo qytetari tjetër të Kosovës, me këmbë në tokë. Përpiqem t’i mbajë afër familjen dhe njerëzit që më rrethojnë. Ju përkushtohem pa masë mbesave dhe nipit tim që i dua shumë, sikurse që i dua edhe një pjesë tjetër të familjes time që jetojnë në Amerikë. Ka 16 vite e më shumë që punojë edhe në një kompani të Sigurimeve, jam shefe e sektorit të kontrollit të rreptë të policave. Me ndërhyrjet kirurgjike si i keni ‘raportet’. Keni bërë ndonjë apo do të bënit në një të ardhme të afërt? Jashanica: Jo, nuk kam bërë kurrë asnjë ndërhyrje kirurgjikale se më duket që nuk kam nevojë por sa i përket të ardhmes nuk mendoj të bëjë ndonjë intervenim. Sa u përket të tjerëve që bëjnë intervenime kurrë nuk i paragjykojë, sepse çdo kush që nuk ndihet mirë me pamjen e vet mund edhe ta bëjë. Sa jeni e zonja në kuzhinë? Jashanica: Në kuzhinë jam e zonja. Jo pse po e them unë këtë, por ma kanë thënë të tjerët. Bile kjo shihet edhe nga pesha ime (qeshet).



Çka dini të përgatisni më së miri dhe çka nuk ja keni marr ende dorën? Jashanica: I përgatis mirë të gjitha llojet e ushqimeve tradicionale dhe ato të avancuara. E kurrë nuk ja mora dorën të përgatis krelanë me duqa edhe pse më pëlqen shumë si shije. Kam provuar disa herë por më ka dështuar edhe pse me shaka më thonë të tjerët se është shumë e lehtë për ta përgatitur. A i keni në qejf ushqimet tradicionale apo ushqimet tjera? Jashanica: I dua shumë dhe i përgatis pa përtesë ushqimet tradicionale. Këtë e kam trashëguar nga nëna ime e ndjerë. Sa lexoni libra? Jashanica: Të jem e sinqertë pak po lexojë libra , jam shumë vetë kritike. Arsyeja pse nuk po lexojë, nuk e di…koha po ecën shumë shpejtë. Po, filma? Jashanica: Po filma shikojë shumë. I dua filmat dramë dhe filmat që shfaqen në autor, deri diku edhe filmat komedi. A e frekuentoni palestrën apo a dilni të vraponi në natyrë? Jashanica: Palestrën e frekuentojë rrallë apo ma mirë me thënë hiq. E ecjen në natyrë e dua shumë dhe sa herë që më jepet mundësia eci me qejf. Kur keni dhënë lëmoshë për herë të fundit? Jashanica: Lëmoshë kam dhënë para dy ditësh. Jam një njeri që më dhimbsen shumë njerëzit në nevojë, sidomos ata që janë të sëmurë dhe nuk kanë mundësi të punojnë. Kur i shoh njerëzit që kërkojnë lëmoshë ose kur po paraqiten raste në televizor ndjehem shumë keq. Bile shumë shpesh them sikur të kisha mundësi do të ndihmoja secilit për të mos lënë asnjë të varfër në Kosovë.
(Kolona.al)

Këngëtarja Shqiptare Dëshiron Ta Zhduk Varfërinë Në Kosovë!