>
LETERSISHQIP

Kosove

Këtë emër kur dëgjoj
Për një çast ndalet zemra,
Frymë marr e të kërkoj..

Bëj të flë, gjumë nuk kam,
I mbyll sytë një zë ndëgjoj,
Thërret Kosova, Prishtina…
Eja tek nae, ka zbardhë drita..

Këtu gjumi është gjumë,
Këtu dhe drita është dritë,
Dielli, hëna janë lumë,
Rrinë të presin çdo ditë…

Eja, ikë nga tokë e huaj,
Atje ku dita të bëhet natë,
Ku dielli shëndrit i artë,
Ku hëna duket e pa qartë.

O, vendi im, po të tregoj.
Kur frymë do marrësh lirë.
Atë ditë do të fluturoj,
Në prehrin tend për tu shtrirë…