>
LETERSISHQIP

Strehore E Dhimbjes

Mbi dëborë ecurash kujtoj,
fërkem vetmie, mbi të vendoj.
Shpirt brengosur për një mik
përtej oqeanit,
intuitë dhimbje shpon në shpirt.

E ndiej peshën e dhimbjes
gjunjët ligësu,
ndaje dhimbjen, o mik,
vetëm pak me mu.

Vendose kokën në timin krahrorin,
brengën ndaje me shpirtin tim.
Do ti lëkund qiell dhe skëterrë,
tek ti mik të vij, ky është betim.

Do bëhem shkëmb për ty, mik i forcës,
ti gjejmë besimin,
edhe po të jetë në fundin e botës...