>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 7 Maj 2010, Gazmend Mehmeti publikon videoklipin "Nata E Fundit". Muzika e këngës u punua nga Besim Bunjaku, teksti u shkrua nga Besim Bunjaku.

Më datë 23 Qershor 2012, Gazmend Mehmeti publikon videoklipin "E Di Qe Ka Me Mire". Një këngë mjaft ritmike e stilit ballkanik. “E di që ka më mirë” është punuar nga Florent Boshnjaku dhe Arsim Bunjaku. Për videoklipin e kësaj kënge është përkujdesur produksioni ‘Think Creative’.

Më datë 30 Nëntor 2012, Gazmend Mehmeti & Albiana Syla publikojnë videoklipin "Pse Të Humba". Kenga është e zhanrit rok-baladë, e punuar nga shokët e tij të fëmijërisë, të cilët janë artistë të njohur kosovarë, vëllezërit Bunjaku, muzika është krijuar nga Besim Bunjaku dhe teksti nga Arsim Bunjaku.

Në Maj 2013, Gazmend Mehmeti merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Ne Anen Tjeter".

Më datë 28 Shtator 2022, Besim Bunjaku & Gazmend Mehmeti publikojnë videoklipin "Sa Shumë Te Dua Prishtinë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Besim Bunjaku, ndërsa për orkestrimin u kujdesën bashkarisht Besim Bunjaku & Ermal Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga Video Art, ndërsa produksioni audio u realizua nga vetë Besim Bunjaku.