>
BIOSHQIP
Biografia
Gazmend Mullahi është aktivizuar që në fëmijeri si rezultat i prirjeve për art. Mësimet në shkollën e mesme i kreu në Liceun Artistik “Jordan Misja” në vitin 1971 duke marrë mësime në instumentin e pianos dhe më vonë ne degën e kontrabasit. Gjatë kësaj periudhe mori mësime intensive muzikore duke u përqëndruar veçanërisht në tekniken e kompozimit gjë që e vazhdoi në Institutin e Larte te Arteve duke shkruar dhe ekzekutuar një sëre veprash të cilat interpretoheshin nga orkestra e shkollës dhe studentet. Disa prej ketyre veprave janë vlerësuar që në atë kohë me çmime në dekadat e Majit që organizoheshin si manifestimet më te mëdha në fushën muzikore në vënd.Dipllomohet “Kompozitor” në vitin 1975 duke u paraqitur me ekzekutimin nga orkestra simfonike e RTSH poemin simfonik “Firma e popullit tim” vepër e cila u vleresua dhe në konkursin kombëtar të shpallur atë vit. Punon i emëruar ne rrethin e Librazhdit me detyrën e “Shefit të muzikës” të rrethit dhe kompozitor në qendren kulturore deri ne vitin 1980 duke berë të mundur organizimin dhe realizimin e shumë aktiviteteve artististike dhe kulturore të këtij rrethi njëkohësisht, pa nderprerje punën në fushën e krijimtarisë duke bërë të mundur kompozimin në shumë zhanre muzikore për nevoja të rrethit dhe jashtë saj. Veprat muzikore të krijuara në këtë periudhë janë ekzekutuar nga orketra simfonike të vëndit duke u vlerësuar nga specialistë të ndryshëm të fushes. I rekomanduar nga personalitete të rëndësishme të muzikës në vënd dhe me kërkesë të Radio – Televizionit Shqiptar prej vitit 1980 fillon punë në Redaksine e krijimtarisë dhe regjistrimeve muzikore ne Radio Tirana. Gjatë kësaj periudhe të gjatë pune pranë ketij institucioni janë realizuar dhe ekzekutuar një sërë veprash të rëndësishme. Kontakti me muzikantët më të shquar të vëndit si kompozitore, dirigjentë, instrumentistë nga më cilesorët në vend krijuan një klimë të shëndoshe duke bërë të mundur krijimin dhe ekzekutimine e shumë veprave. I apasionuar dhe pas gjinisë së këngës ka shkruar një numur te math prej tyre dhe një pjesë e të cilave janë bërë të njohura dhe të pelqyera në vënd. është vleresuar për "Kontribut të çmuar në muziken e lehtë shqiptare " në evenimentin artistik tek "Njeqind këngët e shekullit" organizuar nga TV Kombetar KLAN.
Ka kryer eksperienca pune për periudha të ndryshme kohe në Vjene-Austri pranë ORF si dhe Bachersfild University- Calyforni USA mbi teknikat të krijimit dhe interpretim menazhimit në fushën e muzikës.
Angazhime në fushën e aktivitetit muzikor
-1971 Përfundon shkollën e Mesme Muzikore Liceun Artistik në degën e Muzikës nga ku merr mësime intensive në fusha të ndryshme të muzikës, piano, muzikologji, contrabass, kompozim.
-1975 Përfundon Akademinë e Arteve në degën e Kompozicionit.
-1975-1980 Pëgjegjës i muzikës në rrethin e Librazhdit.
-1980 - Emerohet Redaktor- Kompozitor ne Radio- Tirana, prane orkestres simfonike te Radio-Televizionit.
-1980-2009 Pjestar i bordit artistik muzikor te Aktiviteteve te rendesishme muzikore ne RTSH – Koncertet e Majit, Festivali i këngës së muzikës së lehtë, i koncertit të pranverës, Festivalit të këngës popullore, i stinës koncertore të orkestrës simfonike të RTSH si dhe i të gjitha aktiviteteve të rëndësishme muzikore që organizoheshin në këtë institucion.
Eshtë Fitues në koncertet e Dekadës së Mait 1978- 1979 -1980- 1982- 1984 me pjesë të ndryshme instrumentale dhe orkestrale.
-1993-1996- Antar i këshillit Artistik në Teatrin e Operas dhe Baletit.
-Në periudha të ndryshme i aktivizuar Petagog i jashtëm në Akademinë e Arteve Tiranë
Disa nga veprat muzikore më të rëndësishme të shkruara ndër vite.
-Poemi simfonik “Firma e popullit tim “ ( pune dipllome ) 1976
- Rapsoni per orkester simfonike “Bijte e shqipes.” 1975
-Poeme simfonike “Flete nga historia” 1983- Valle simfonike 1-2-3 1982-85
-Suitë për orkester “Kënga e shkumbinit” 1979
-Triple Poeme koncert per violine, violoncel, piano dhe orkester. Ekzekutuar mjeshterish nga mjeshtrat instrumentistë: I. Madhi G.Laro dhe A. Tartari 1986
-Baladë për violoncel dhe orkester ekzekutuar dhe vleresuar nga orchestra simfonike e RTSH 1987
-Kantata në katër kohë për kor solist e orkester “Drini dritë”vepër e cila u vleresua në konkursin kombëtar me çmimin e dytë. 1977
-Pjesë të ndryshme për muzikë dhome për instrumenta si “Sonatina per Piano”, “Suita për Piano”, Variacione, Tocatta, Miniatura etj per piano dhe instrumenta të tjerë.
-Ballada vokale, për solist e kor. Romanca vokale të cilat ekzekutohen në repertoret e ndryshme të këngetareve lirikeMuzike dramash, filmash per femije, valle e tabllo koreografike, përpunime këngësh e vallesh popullore ej.
Shumë vepra të tjera janë ne fondin e transmetiveve të perherëshme Radio –Televizive.
Albumi muzikor "Qiellit i flas" i cili përmban krijimtarinë më të mire në gjininë e këngës së kompozitorit shtrirë në vite, u prit mjaft mirë dhe pati nje jehonë të gjërëper cilesinë dhe vlerat e larta artistike që mbart.
Ka dhënë gjithmonë mendime të ndryshme me vlerë duke i pasqyruar ato në shkrime të botuara në shtyp apo në forume artistikë.
" Për vlerat e krijimtarise muzikore në të gjithë gjinitë e saj dhe për kontributin e dhënë si organizator dhe drejtues i muzikës në kulturën artistike muzikore shqiptare" Presidenti i Republikes Bamir Topi i ka akorduar titullin "Mjeshtër i madh".
Per veprimtari dhe kontribut te shquar në zhvillimin e kulturës në rrethin e Librazhdit për vite me rradhë, Këshilli Bashkiak e ka nderuar me "Mirënjohjen e qytetit".
Aktualisht punon në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve (MTKRS) dhe drejton Sektorin e Kulturës në Diasporë dhe Minoritete!