>
BIOSHQIP

Kujt I Thotë Gena “Faleminderit”?

04-11-2012
Gena, pa gjumë të mjaftueshëm, por i kthjellët shumë në një bisedë të këndshme, i ftuar çdo natë, por edhe në dy vende gjatë një date, këngëtar rrëfen në Top Kosova Radio angazhimet e shumta, por edhe për videoklipin e ri. Ka vetëm pak ditë që videoklipi më i ri me titull 'Më ke vrarë', që është në qarkullim, një baladë e shkruar dhe me muzikë nga vetë Gena, ka marrë shumë shikime. Këngëtari ka treguar se videoklipi është realizuar në një ishull të Greqisë që ka gjithmonë erë dhe ka qenë e vështirë të gjenden vendet më të bukura, pasi atje ka shumë të tilla. Ndërsa vajza në klipin e ri, këngëtari na ka treguar se ka qenë një kalimtare rasti, e huaj, por që e ka realizuar shumë mirë pjesën e saj, e për këtë ajo është paguar. I shoqëruar në studion tonë me Lorenën, me nusen e tij, këngëtari tregon se në punë mundohet që të japë maksimumin e tij, dhe ky është suksesi i të pasurit gjithmonë publik të shumtë, pasi Gena, siç tha, këndon vetëm 'live', dhe dëshiron që këngët e tij të mbeten gjatë. Ndërsa për arsye të klikimeve false, Gena thotë se ai këngëtar që e bën këtë, gënjen veten, duhet që audienca ta votojë, nëse jo, këngëtari atëherë nuk ka sukses. Më tej Gena ka treguar se ka në mendje një duet me një këngëtare të njohur shqiptare që vjen para vitit të ri, ndërsa ka në treg dy albume të reja, një me këngë të vjetra qytetare dhe një me këngë folk. Por, për të gjithë këtë sukses kujt i thotë faleminderit ai? *Faleminderit Zotit Gena: (emocionohet nga pyetja).Unë besoj shumë në Zot, dhe sa ngrihem në mëngjes e falënderoj. Zoti t'i jep të mirat dhe suksesi nga Zoti të vjen. *Faleminderit familjes, prindërve? Gena: E njëjta gjë është, pasi familja është pjesë e Zotit. Është e shenjtë dhe është pjesë e çdo hapi të suksesit tënd, dhe i them çdo ditë faleminderit. *Faleminderit fansave? Gena: Fansat janë pjesë tjetër dhe ata janë që të mbajnë, e të japin imazhin për të qenë dikush, qoftë me ngacmime, duartrokitje, apo edhe kritika. *Faleminderit vajzave që të duan? Gena: Kjo është normale, faleminderit edhe vajzave, mendoj se në të gjitha mbrëmjet tona, pjesa më e madhe 70 për qind janë vajza. *Faleminderit medieve? Gena: Është media kryesorja ajo që e mbart dhe e dërgon para një artist, nëse nuk e ka përkrah medien, do të mbetet një artist urban, që kalon pa u vënë re dhe medie është ajo që i krijon imazhin dhe çdo gjëje të re. *Faleminderit dhe stilit, sidomos flokëve që komentohen shumë? Gena: E vërtetë është se kudo që shkoj më thonë se ti Gena ngjan në një roker, si ka mundësi je ndryshe me stilin e muzikës, pavarësisht e dua rokun, por këndoj më shumë balada, pse jo faleminderit edhe pamjes dhe stilit. *Faleminderit Kosova? Gena: Natyrisht faleminderit shumë Kosova, pasi është kjo që kudo që jemi na mban me duartrokitje dhe na pret shumë mirë. *Faleminderit shumë një muzikanti, apo artisti që po të respekton më shumë? Gena: Unë gjej rastin të përshëndes mikun tim, kompozitorin Adrian Jorgji, që më ka sjellë këtu ku jam dhe më ka bërë ky që jam, i cili më ka mësuar gradualisht që të di se çfarë të marr edhe çfarë të jap. *Faleminderit Enis Fetahut? Gena: Nuk diskutohet, faleminderit Enis Fetahut, ai është King, di të organizojë mbrëmje, është më i sakti për çdo gjë, është pjesë e suksesit të Genës. *Faleminderit vetes? Gena: Kjo është pak psikologjike, do t'i them faleminderit Zotit që ka bërë Genën, familjes, ty e të gjithëve, unë e vras mendjen për çdo gjë për punën që bëj dhe faleminderit vetes pse jo.
(Maksim Gjokaj)

Kujt I Thotë Gena “Faleminderit”?