>
BIOSHQIP

Gena, Katër Këngë Të Reja Me Klipe

25-10-2013
Pas një sezoni të ngjeshur veror, Gena i është përvjelë punës për të sjellë edhe katër këngë të reja.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i këngëtarit nga Shqipëria, Enis Fetahu, i cili zbulon se për të katërtat do të ketë edhe videoklipe.



“Jemi duke punuar në katër këngë të cilat së shpejti do të jenë në duart e publikut. Dy veçse janë realizuar në tërësi edhe me klip. Ndërsa dy tjera janë të incizuara dhe të gatshme për të ju bërë klipet, të cilat shpresoj që brenda dy javësh do të jenë të gatshme për promovim”.

“Njërin klip e kemi bërë në Dubai, ndërsa tjetrin në San Torini, në ishullin e njohur të Greqisë. E kemi shfrytëzuar rastin që gjatë pushimeve edhe të punojmë dhe t’i shfrytëzojmë ato bukuri magjepse që i kanë këto dy vende”, ka thënë Fetahu.
(Telegrafi)

Gena, Katër Këngë Të Reja Me Klipe