A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Gena: Pse Jo Edhe Video Së Shpejti


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1
[10-11-2013]
Ylli i muzikës pop folk, Gena, pritet që shumë shpejt të lansjoë bashkëpunimin e fundit me top producentët, Zzap n’Chriss.

Gena, i cili njihet për shumë hite si “Ajo”, “Ëndrra Ime” dhe “Le Mama”, ka vendosur të mos ndalet duke punuar në studio.

Kështu, ai u drejtua te top producentët shqiptarë, krijuesit e shumë hiteve, Zzap n’Chriss, për të regjistruar një bashkëpunim.

Dhe, bëhet fjalë për një bashkëpunim mes tyre i cili do të publikohet së shpejti.

Se një projekt i ri prej tyre mund të vijë ka aluduar Zzap në profilin e tij në Facebook, duke shkruar “Pse jo edhe video së shpejti”.

Ky projekt vjen pas suksesit të konsiderueshëm edhe të Genës edhe të producentëve që njihen si hitbërës të muzikës moderne shqiptare.
 (Telegrafi)





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019