>
BIOSHQIP

Së Shpejti Një Album I Ri Nga Gena

14-12-2013
Angazhimet muzikore për të nuk kanë të ndalur. E bashkë me to, edhe sukseset e pandalshme në secilën paraqitje e përgatitjet për të rejat pasuese.

Bëhet fjalë për këngëtarin nga Shqipëria Gena, i cili angazhimin e tij artistik në Kosovë po e rritë dita ditës. “Jemi duke punuar intensivisht në risi. Gena në janar do të publikoj dy videoklipe të reja.

Ndërsa tani me datë 20 dhjetor do të publikojë një album i cili do të jetë i gjithi ‘live’ dhe do të zgjasë 50 minuta. Është diçka që nuk e ka bërë askush më herët. Këtë album e ka marrë produksioni ‘Arboni”.

Kështu ka treguar për Tribuna menaxheri i këngëtarit Enis Fetahu, i cili ka rrëfyer në detaj edhe për sukseset e njëpasnjëshme e prezantimet e pandalshme të këngëtarit që ka nën menaxhim.


Së Shpejti Një Album I Ri Nga Gena