>
BIOSHQIP

Gena Vazhdon Të Jetë Mjaft I Kërkuar Në Kosovë

22-12-2013
Këngëtari Gena vazhdon të jetë mjaft i kërkuar, mbase gjatë këtij viti ai arriti mjaft shumë në fushën e këngës duke qenë i pranishëm në shumë evenimente muzikore, sidomos në Kosovë.

Si duket publiku kosovar është i lidhur mjaft shumë për këngëtarin shkodran, i cili karrierën e tij muzikore po e ndërton më shumë në Kosovë, pasi në çdo eveniment ku ai këndon, vendet janë të mbushura.

Sipas menaxherit të tij, Enis Fetahu, Gena së fundi ka plasuar në treg një CD live e cila në masë të madhe po pëlqehet në publik.



“Jemi shumë të lumtur që Gena ka arritur suksesin e madh tek publiku, duke sjellë këngë dhe videoklipe për shijen e tyre”, ka thënë Enisi për “Zërin”. Gjatë këtij viti Gena ka pasur një sërë bashkëpunimesh, duke realizuar duete me këngëtarët më të njohur të skenës muzikore në Kosovë. Së fundi kënga që plasoi bashkë me këngëtaren Xhuli, me titull “Po fantazoj” ka thyer rekorde në tregun muzikor.

Menaxheri na bën të ditur se gjatë vitit 2014 pritet që Gena të realizojë edhe shumë këngë e videoklipe të reja, duke uruar që të ketë suksesin e vitit 2013.
(K.B/Zëri)

Gena Vazhdon Të Jetë Mjaft I Kërkuar Në Kosovë