>
BIOSHQIP

Gena Nis Xhirimet E Klipit “Duhet”

30-01-2014
Këngëtari Gena duket se do të sjellë diçka të re në skenën muzikore. Kënga dhe videoklipi që do ta plasoj së shpejti titullohet “Duhet” dhe është në bashkëpunim me Zaap dhe Chris. Ky videoklip pritet të shënoj një revolucion në tregun muzikorë, pasi që përveç aktorëve që do të luajnë në klip, do të ketë edhe efekte 3D.



Nga produksioni “”VSM” na bëjnë të ditur se është i pari videoklip i këtij lloji i realizuar nga ky produksion. “Ky videoklip nuk do të jetë i zakonshëm ashtu siç janë mësuar të shohin shikuesit. Do të ketë efekte 3D të realizuar profesionalisht. Xhirimet do të bëhen në Prishtinë, do të fillojnë sonte dhe besojmë se do të mirëpritet në publik”, kanë thënë organizatorët e klipit të produksonit “VSM” duke shtuar më pas se aktorët kryesor që do të luajnë në këtë klip janë Zzapp dhe Cris bashkë me një modele kosovare.
(Zëri)

Gena Nis Xhirimet E Klipit “Duhet”