>
BIOSHQIP

Gena: “U Tradhëtova Nga Disa Kolegë”

05-03-2014
Ditë më parë këngëtari Gena ka marrë një konfirmim nga organet e rendit të Zvicrrës për ndalim të mbajtjes së koncerteve në diasporë, madje ai është ndaluar të mbajë një koncert edhe në Malmo të Suedisë.

Dhe këtë menaxheri i tij Enis Fetahu pohon se i’a kanë kurdisur disa kolegë të tij në mënyrë që mos të zhvilloj karrierën e tij edhe përtej kufijve. “Padyshim se do të zbulohen personat që me anë të spekulimeve të tyre në organet e rendit të Zvicrrës bënë që të anulojnë koncertet e Genës në diasporë.

Në fakt tani policia zvicrrane ka për detyr të na tregoj emailin kush ja ka dërgu, mbase kështu edhe na kanë premtuar dhe tash i’a kemi lënë këtë punë në dorë avokatit” ka thënë Enisi për “Zëri”. Megjithë situatën e krijuar, Gena do të vazhdoj koncertet në diasporë dhe kanë mbetur vetëm edhe disa ditë që këngëtari do të plasoj në treg videoprojektin më të ri të titulluar “Duhet”.

Ndonëse kënga nga Zapp& Chriss pretendohet të bëhet një hit i radhës nga Gena. Sipas menaxherit të këngëtarit , kënga është përgatitur mjaftë mirë dhe priten sukseset, por nuk do të jetë vetëm kjo, gjatë muajëve të ardhshëm Gena do të sjellë në treg edhe albumin e ri i cili pritet të shënoj rekorde në skenën muzikore.

“Është gati kënga dhe videoklipi i këngës “Duhet” i cili shpresojmë se do të pëlqehet në publik. Gena gjatë muajëve të ardhshëm do të plasoj edhe albumin e ri, i cili do ti ketë 8 deri në 9 këngë hite. Jemi duke punuar natë e ditë në mënyrë që të finalizojmë dhe të arrijmë synimet tona në këtë projekt madhështorë” thotë Enisi duke bërë të ditur se pjesë e këtij albumi do të jenë edhe disa videoklipe të reja.
(Zëri)

Gena: “U Tradhëtova Nga Disa Kolegë”